KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla jep detaje për operacionin policor: Janë arrestuar 16 persona që udhëtonin me katër vetura me targa të Serbisë
Siguri

Sveçla jep detaje për operacionin policor: Janë arrestuar 16 persona që udhëtonin me katër vetura me targa të Serbisë

Kosova News
Kosova News 17:51 -06/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje rreth një operacioni të përbashkët të realizuar nga organet e sigurisë së Kosovës më 5 dhe 6 prill 2025, në të cilin janë ndaluar gjithsej 16 persona.

Të ndaluarit udhëtonin me katër automjete me targa të qytetit të Kragujevcit të Serbisë, ndërsa në mesin e tyre ndodheshin edhe katër oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, ndërsa janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes së tyre me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë.

Grupi i parë prej katër personash u ndalua në qytetin e Gjakovës. Gjatë kontrollit të automjetit, organet e sigurisë kanë sekuestruar: fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë në Banjskë, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative. Me vendim të prokurorit, këta persona janë ndaluar për 48 orë.

Grupi i dytë, i përbërë nga 12 persona, u ndalua në Prizren, ku po strehoheshin në ambientet e Seminarit Ortodoks të Bogosllavisë. Në këtë grup ndodheshin gjithashtu dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe.

Hetimet paraprake kanë zbuluar lidhje të afërta të ndaluarve me individë të përfshirë në veprimtari të mëhershme terroriste. Një nga të ndaluarit, një zyrtar policor serb me gradë togeri, rezulton të ketë lidhje familjare me Nemanja Radivojevic, i njohur me nofkën “Gandi”, anëtar i grupit terrorist të Banjskës. Ky i fundit është i afërt me Vladimir Radivojevic, “Mami”, i cili dyshohet si përgjegjës për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Një tjetër zyrtar ushtarak i ndaluar, me gradën e kapitenit të klasit të parë, është i lidhur me ish-gjeneralin e inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanovic, i përmendur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe në vitin 1999.

Autoritetet kanë shprehur shqetësim për faktin që të ndaluarit ishin strehuar në një institucion fetar, duke paralajmëruar për mundësinë e shfrytëzimit të objekteve të tilla për të fshehur qëllimet e tyre apo për të nxitur tensione ndëretnike dhe fetare në vend.

Organet e sigurisë do të vazhdojnë hetimet dhe do të informojnë publikun për zhvillimet e mëtejshme. Qytetarët janë ftuar të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në vend.

Gjithashtu lexoni:

Gara për Prishtinën: LDK, VV, PDK, AAK e PSD në betejën për kryeqytetin

Zyrtare: Hajrulla Çeku kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit

​Jashari në SHBA, prezanton të arriturat e FSK-së

Kurti takoi ambasadorët e Finlandës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut

Paraburgim ndaj policit të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

Kosova News 06/04/2025 06/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Gara për Prishtinën: LDK, VV, PDK, AAK e PSD në betejën për kryeqytetin
20:54 -18/06/2025
Apple po planifikon një revolucion, iPhone 20 do të bëhet nga një copë e vetme qelqi
20:38 -18/06/2025
‘Truk i zgjuar’ nga plazhi – përdorimi i një çarçafi në vend të peshqirëve dhe shezlonëve
20:35 -18/06/2025
Kim Jong-un zhduk komandantët mes spekulimeve për ekzekutim pas dështimit të një luftanijeje
20:31 -18/06/2025
Gjermania thotë se Evropa është e gatshme të negociojë me Iranin
20:28 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?