Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Faruk Kaymakcı ka pritur për një takim Veton Surroin nga Kosova, i cili po synon që të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).
Kaymakci, nëpërmjet një njoftimi, ka thënë se ka dëgjuar vizionin e Surroit për këtë organizatë.
“Dëgjova vizionin e Veton Surroit, kandidatit të Kosovës për Sekretar të Përgjithshëm të RCC—së. Theksova mbështetjen e Turqisë për një RCC që promovon bashkëpunimin në Evropën Juglindore dhe rëndësinë e proceseve të BE-së për Evropën Juglindore”, ka shkruar zëvendësministri turk.
Thankful to @frkkymkc for a wonderful opportunity to discuss our region as a peace project of integration, development and European certitude in times of geopolitical intensity. https://t.co/y33OU4IiHV
— VetonSurroi (@VSurroi) July 29, 2022
Në anën tjetër, Surroi e ka falënderuar Kaymakcin për mundësinë që të diskutojnë.
“Falënderues për mundësinë e mrekullueshme që të diskutojmë për rajonin tonë si një projekt paqësor për integrim, zhvillim dhe siguri evropian në një kohë zhvillimesh gjeopolitike”, ka shkruar Surroi.


