KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Surroi fajëson politikanët e mëhershëm për Asociacionin, tani ka ardhur koha “të paguajmë”
Politikë

Surroi fajëson politikanët e mëhershëm për Asociacionin, tani ka ardhur koha “të paguajmë”

Kosova News
Kosova News 21:20 -20/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Publicisti Veton Surroi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe qeverinë Kurti.Ai ka diskutuar dhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë për të cilin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kishte deklaruar se “Asociacioni nuk do të bëhet kurrë”, pra “as ksi as asi, sepse nëse është bashkim i komunave serbe në çfarëdo mënyre, unë mendoj që nuk duhet ta ndodhë kurrë dhe kështu besoj se edhe do të jetë”.

Sipas Surroit, shteti nuk varet nga kjo deklaratë e Konjufcës.“Nuk varet shteti nga asnjë deklaratë e asnjë politikani, udhëheqës apo opozitë. Pra, janë institucionet ato të cilat i ndërtojnë partneritet. Sepse as institucionet nuk ndërtojnë vet politikat shtetërore, pra jemi në një ndërvarshmëri në Evropë dhe në botë dhe rrjedhimisht sovraniteti i shtetit ushtrohet prej votës në institucione dhe të verifikueshme në institucione dhe në partneritet eventualisht që ato institucione mund të vendosin”, ka thënë Surroi. Surroi ka thënë se ka qenë përkrahës i protestës kundër “Zajednicës” dhe “Demarkacionit” duke shtuar se ka qenë “e duhur”.

“Unë kam shkruar libër kundër projektit për vendosjen e një autonomie territoriale ashtu siç ishte parapa në vitin 2013”, ka thënë Surroi duke shtuar se po mos të kishte pasur protesta në vitin 2015, “nuk kishim mbrri tek analiza e Gjykatës Kushtetuese në mënyrën se si duhet të draftohet në të ardhmen. A është kjo e mjaftueshme dhe kaq a mund të përfundojë kjo punë? Jo. Sepse kemi të bëjmë me një projekt të cilin Kosova e ka shndërruar në ligj të vetin.

Pra, në momentin e ratifikimit të marrëveshjes të vitit 2013, themelimi i Asociacionit është shndërruar në obligim të brendshëm. Ky është një problem të cilin nuk ka arritur politika kosovare ta problematizojë në 10 vitet e kaluara dhe rrjedhimisht tash ka ardhur pak a shumë koha e ‘pagesës’ nëse mund të thuhet ashtu të një moskujdesi të atëhershëm”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës

Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

Hekuran Murati: Përparim, gënjeve që Qeveria të ka bllokuar buxhetin, të demantova me fakte dhe argumente

Krasniqi takon ambasadorin gjerman Rohde – Diskutojnë për tejkalimin e bllokadës politike

Kosova News 20/11/2023 20/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan
09:22 -09/07/2025
Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës
08:36 -09/07/2025
Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -09/07/2025
Rasti i vdekjes në Lipjan, mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve
08:32 -09/07/2025
Drita e nis me fitore Ligën e Kampionëve
23:03 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?