Superliga e Ukrainës në futboll do të rifillojë në muajin gusht.
Përkundër agresionit rus që po vazhdon në Ukrainë, futbolli duket se do të tentojë të rikthehet në jetë.
Superliga e Ukrainës do të rikthehet në muajin gusht, dhe për këtë ka folur edhe ministri i sportit ukrainas.
“Gjatë sulmeve ajrore, ndeshjet do të ndërpriten dhe lojtarët me trajnerët e stafin do të shkojnë shpejt në ndonjë strehë”, ka thënë ministri i sportit, përcjell KosovaNews.
Kujtojmë se futbolli në Ukrainë është ndërprerë qysh prej kohës kur nisi agresioni rus.
Mbetet të shihet nëse organizimet e ndeshjeve do të mund të mbijetojnë pas rifillimit.