KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Superliga e basketbollit nis me befasi, Vëllaznimi fiton ndaj Pejës
Sport

Superliga e basketbollit nis me befasi, Vëllaznimi fiton ndaj Pejës

Kosova News
Kosova News 20:01 -14/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Edicioni i ri i elitës së basketbollit kosovar ka nisur të shtunën dhe me befasi. 

Vëllaznimi i Gjakovës të shtunën në palestrën “Shani Nushi” fitoi ndaj Pejës. 

“Kuqezinjtë” fituan me rezultatin 73:65 ndaj pejanëve në nisje të kampanjës së re dhe vendimtare ishte periudha e dytë. 

Peja fitoi 17:13 në çerekun e parë, ndërsa në çerekun e dytë, Vëllaznimi u kthye fuqishëm duke e fituar dhjetëminutëshin me shifrat 31:20, për të shkuar në pushim me shtatë pikë epërsi, 44:37. 

Në fund të çerekut të tretë, Vëllaznimi shkoi deri në 12 pikë dallim ndaj Pejës dhe nuk lejoi befasi deri në fund të ballafaqimit. 

Çerekun e tretë, vendësit e fituan me rezultatin 15:13, ndërsa në periudhën e fundit humbën 15:14, por kjo nuk e vuri në rrezik fitoren. 

Qendra nigeriane i gjatë 210 centimetra, Jason Jitoboh, ishte më i dalluari në fitore me dyshifror të dyfishtë prej 13 pikëve e 13 kërcimeve. Ai shtoi edhe dy asistime. 

Kontribut dhanë edhe Shizz Alston dhe Trey Anderson. Alston pati 28 pikë, katër kërcime e dy asistime, kurse Anderson shënoi 13 pikë, shtatë kërcime e dy asistime. 

Kapiteni Atik Koshi pati tetë pikë. 

Pejës nuk i ndihmuan 18 pikët, gjashtë kërcimet e katër asistimet e Shahade Wellsit.

Gjithashtu lexoni:

Foda flet për përballjet me Armeninë dhe Komoret si dhe lojtarët e rinj të ftuar në Kombëtare

Foda flet para dy ndeshjeve miqësore të Kosovës, kërkon fitore

Marquinhos me emocione për triumfin në Ligën e Kampionëve, përmend Mbappen dhe legjendat tjera të PSG-së

Kush befasoi e kush dështoi sivjet në Superligë, flasin analistët e futbollit

Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë

Kosova News 14/09/2024 14/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Aksident trafiku në rrugën Drenas–Skenderaj, humb jetën një 24-vjeçare
19:28 -01/06/2025
Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës
19:14 -01/06/2025
Detaje nga Presidenca për takimin e Osmanit me kreu i shtetit të Antigua dhe Barbuda
18:56 -01/06/2025
Barduani: KFOR-i i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës
18:52 -01/06/2025
Kurti: Shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve
17:56 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?