Super Bowl-i i këtij viti u shikua nga mesatarisht 123.4 milionë njerëz në SHBA, duke e bërë atë transmetimin më të ndjekur që nga zbritja në Hënë në vitin 1969.
Vlerësimet paraprake televizive amerikane e vendosin lojën e së dielës menjëherë pas uljes historike të Apollo 11, e cila u pa nga rreth 125 deri në 150 milionë njerëz.
Kansas City Chiefs mundi San Francisco 49ers 25-22 në kohën shtesë.
Pjesëmarrja e shumëpritur e këngëtares së njohur Taylor Swift për të parë të dashurin Travis Kelce mund t’i ketë rritur shifrat.
Pati shumë spekulime në prag të ngjarjes nëse Sëift do të kthehej nga Japonia, ku ajo kishte performuar në turne.
Sipas Variety, ka disa debate se sa ajo ndikoi në numrin e audiencës, por firma kërkimore e konsumatorit Numerator doli në përfundimin nga një sondazh blic se 20% e shikuesve të Super Boël ishin duke e mbështetur Chiefs për shkak të marrëdhënies së këngëtares me Kelcen.