Është sulmuar fizikisht një person në pikën e derivateve një Lipjan nga dy persona të panjohur.
Sipas Policisë, nën kërcenimin e armës dhe thikës personat e dyshuar kanë grabitur një shumë të parave nga pika e derivateve.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.
“Lipjan ,24.08.2023-23:07. Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të panjohur duke e sulmuar fizikisht dhe në kërcënim të armës dhe thikës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar këmbë në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftim.


