Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Lipjan. Sulmuesi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit pasi që i njëjti kishte një urdhëresë të gjykatës
Sipas raportit të policisë, një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën – bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, bëhet e ditur në njoftimin e PK-së.
Gjithashtu, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit pasi që i njëjti kishte një urdhëresë të gjykatës.