Një shtetase e Moldavisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar seksualisht nga një shtetas kosovar.
Rasti ka ndodhur në Han të Elezit.
Policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Hani i Elezit Viti 2021-2022 Më 03.08.2022 ankuesja femër shtetase e Moldavisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht viktimën femër shtetase e Moldavisë. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raport.


