Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, të dyshuar se sulmoi seksualisht një shtetase të Shqipërisë më 28 gusht.
Sipas Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Fushë Kosovë 28.08.2022 – 14:45. Lidhur me rastin e lartcekur të raportuar nga ankuesja shtetase e Shqipërisë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.


