Një person në Drenas ka njoftuar se të hënën derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, është sulmuar me armë zjarri.
Siç bënë të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, me ç ‘rast kamionit i janë dëmtuar dy gomat.
“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM/Gllogoc 17.04.2023-09:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Policia ka bërë të ditur se personat janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar, rasti ka shkuar në procedurë hetimore.


