KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmohet Ambasada e SHBA në Riad, Trump: Jemi plot municione, mund të luftojmë pafundësisht
Botë

Sulmohet Ambasada e SHBA në Riad, Trump: Jemi plot municione, mund të luftojmë pafundësisht

Kosova News
Kosova News 13:57 -03/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shpërthime të reja u regjistruan në Iran, teksa ushtria izraelite konfirmoi se kishte ndërmarrë sulme ajrore kundër Teheranit dhe kryeqytetit libanez, Beirut… IDF njoftoi se valë sulmesh simultane të shënjestruara po zhvilloheshin në ditën e katërt të luftës, e cila është zgjeruar me hapjen e fronteve të reja.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se kryeministri Netanjahu kishte autorizuar avancimin e trupave tokësore në Liban, në mënyrë që të parandalohej zjarri ndaj komuniteteve kufitare izraelite.

Siç raportohet, trupat tokësore kanë hyrë duke marrë në kontroll pika strategjike. Kryeministri Netanjahu, në një reagim të fundit, deklaroi se lufta në Iran nuk do të vazhdojë pa afat dhe se do të përfshijë veprim të vendosur e të shpejtë.

Netanjahu: “Kam thënë se mund të jetë e shpejtë dhe vendimtare. Mund të duhet pak kohë, por nuk do të duhen vite. Nuk është një luftë e pafundme. Në fakt, është një përpjekje tani për tani për të arritur paqen që të gjithë e dëshirojmë dhe lutemi.”

Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kanë kapacitetet për të vazhduar pafundësisht këtë luftë.

“Më thanë se kemi praktikisht një sasi të pakufizuar të këtyre armëve dhe luftërat mund të vazhdojnë përgjithmonë, me sukses të madh, duke përdorur vetëm këto rezerva që janë më cilësore se armët më të mira të vendeve të tjera”, ishin fjalët e Trump.

Ndërkohë, Irani vijon të godasë objektiva në Izrael dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza amerikane. Ministria e Mbrojtjes në Arabinë Saudite ka konfirmuar se ambasada amerikane në Riad ishte goditur nga 2 dronë.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social X, ministria tha se goditja kishte shkaktuar zjarr të limituar dhe dëme të vogla materiale në godinë. Misioni amerikan në Arabinë Saudite njoftoi pezullim të shërbimeve konsullore në Jeddah, Riad dhe Dhahran, duke thënë se do të limitojë udhëtimet jo të domosdoshme drejt çdo instalimi ushtarak në rajon.

Është mbyllur edhe ambasada amerikane në Kuvajt, e cila u vu po ashtu në shënjestër të një sulmi iranian. Barrën më të madhe të zjarrit iranian po e mbajnë fqinjët e Republikës Islamike, përfshirë Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Bahreinin, që kanë raportuar interceptimin e qindra dronëve dhe raketave. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 03/03/2026 03/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?