Tre shtetas britanezë kanë raportuar në Polici që janë sulmuar me armë zjarri.
Sipas tyre, rasti a ndodhur në rrugën “Rrafshi i Kosovës” dje rreth orës 01:50.
Në raportin policor thuhet se një veturë, teksa ishte në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tri viktimave.
Si pasojë e të shtënave, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës” thuhet në njoftimin e Policisë.
Një i dyshuar është intervistuar mbi rastin.
Të njëjtit i është konfiskuar edhe një armë, teksa me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.


