Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se ajo dhe vajza e saj janë sulmuar nga një person.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 15:00 në veri të Mitrovicës.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar atë dhe vajzën e saj, mirëpo nuk janë raportuar lëndime tek viktimat. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “Sulm” dhe mbetet në hetime.


