Për ngjarjen tragjike në Magdeburg të Gjermanisë ka reaguar kancelari Olaf Scholz përmes platformës ‘X’, i cili shprehet se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre.
“Raportet nga Magdeburgu tregojnë se diçka shumë e keqe po ndodh. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë në krahun tuaj dhe pranë njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi”, ka shkruar Scholz.
Ndryshe, në vitin 2016 një terrorist u përplas me makinë në një turmë në një treg Krishtlindjesh në Berlin. 13 persona u vranë dhe 67 u plagosën.


