KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmi ndaj profesorit shqiptar nga policia malazeze, reagojnë autoritetet
Rajon

Sulmi ndaj profesorit shqiptar nga policia malazeze, reagojnë autoritetet

Kosova News
Kosova News 21:25 -21/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia në Mal të Zi ka njoftuar se videoja e publikuar në rrjetet sociale më 21 shkurt, në të cilën shfaqet keqtrajtimi i një shtetasi shqiptar nga pjesëtarë të Policisë malazeze, është incizuar më 15 janar.

Incidenti, sipas autoriteteve, ndodhi në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit.

“Lidhur me këtë ngjarje janë ndërmarrë masa dhe veprime zyrtare që kanë rezultuar me zbulimin e identitetit të të gjithë aktorëve të përfshirë në ngjarjen e përmendur dhe po përcaktohet përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë”, u tha në njoftim.

Më 16 janar, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, partia e Mehmed Zenkës, tha se një pjesëtar i Policisë së Malit të Zi kishte “keqtrajtuar një shtetas shqiptar”.

Së bashku me këtë njoftim, kjo parti prezantoi edhe një video të publikuar nga mediat shqiptare, duke kërkuar nga autoritetet që të zbulojnë se çfarë kishte ndodhur në pikëkalimin kufitar.

“Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve u bënë thirrje organeve kompetente dhe kryeministrit [të Malit të Zi, Dritan] Abazoviq që të ndërmarrin masat e duhura për të ndriçuar situatën e përdorimit të forcës nga Policia ndaj personave të paidentifikuar dhe për të sqaruar urgjentisht këtë situatë”, u tha në njoftim.

Videoja është publikuar nga mediat shqiptare më 15 shkurt dhe nga Podgoricki vremeplov në Podgoricë pasditen e 21 shkurtit. Këto janë dy video të ndryshme të së njëjtës ngjarje, por videoja e dytë është më e gjatë dhe më e qartë, pasi është filmuar nga afër.

Lexo po ashtu:

Polici malazez sulmon brutalisht profesorin shqiptar

Në videon e publikuar, në një moment shihet dhe dëgjohet se si një burrë nga automjeti u thotë policëve se “nuk kam bërë asgjë”. Në video po ashtu dëgjohet fjalia “ule telefonin”, teksa polici nxjerr me dhunë nga makina shtetasin e huaj.

Më 21 shkurt, partia Alternativa Shqiptare tha se ky ishte “një incident i tmerrshëm, shkatërrues për Malin e Zi” ndodhi pak ditë para mbledhjes së planifikuar të përbashkët të dy qeverive.

Qeveria shqiptare dhe ajo malazeze do të mbajnë një mbledhje të përbashkët të hënën, më 27 shkurt.

Alternativa Shqiptare, partia e kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, dënoi ashpër incidentin që ndodhi në pikën kufitare të Sukobinës në kufirin midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Sipas deklaratës së lëshuar nga partia Alternativa, cak i këtij incidenti ishte Petraq Milo, profesor universitar dhe ish-këshilltar për financa publike dhe politika monetar i kryeministrit të Shqipërisë.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”

Kosova News 21/02/2023 21/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?