KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmi me thikë në Gjermani, “akt i mundshëm terrorizmi” – sipas zyrtarit gjerman
Botë

Sulmi me thikë në Gjermani, “akt i mundshëm terrorizmi” – sipas zyrtarit gjerman

Kosova News
Kosova News 20:03 -24/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një sulm me thikë gjatë të cilit një burrë i vrau tre njerëz dhe i plagosi tetë të tjerë në një festival në perëndim të Gjermanisë, ishte një “akt i mundshëm terrorizmi”, tha një zyrtar gjerman të shtunën.

Policia gjermane tha se është duke e vazhduar kërkimin për dorasin.

Më herët, policia e arrestoi një 15-vjeçar, për të cilin tha se po e heton nëse ka lidhje të mundshme me dorasin e arratisur.

Markus Caspers, prokuror nga zyra e prokurorisë publike në Dyseldorf, tha të shtunën pasdite në një konferencë se “terrorizmi” nuk mund të përjashtohet nga ky rast, sepse nuk ka motive të tjera dhe sepse viktimat nuk kanë lidhje mes vete.

Të shtunën në mëngjes, policia gjermane e nisi një operacion të gjerë kërkimi në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Solingen, për ta kapur dorasin e sulmit të së premtes mbrëma.

Forca të mëdha policore, përfshirë njësi speciale, janë mbledhur përreth qendrës së qytetit Solingen.

“Edhe viktimat, edhe dëshmitarët janë duke u marrë në pyetje”, tha policia.

Sulmi ndodhi të premten pas orës 21:00 kur sulmuesi i theri me thikë disa persona në një shesh në qendër të qytetit.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kërkoi kapjen dhe ndëshkimin e dorasit.

“Dorasi duhet të kaptet shpejt dhe të ndëshkohet në maksimum në përputhje me ligjin”, shkroi Scholz në rrjetin social X.

Policia tha se i dyshuari është në arrati dhe se autoritetet e sigurisë dinë shumë pak informata për të.

Sipas policisë, sulmi u krye nga një sulmues i vetëm.

“Festivali i Shumëllojshmërisë”, i cili shënon përvjetorin e 650-të të qytetit, nisi të premten dhe duhej të mbahej deri të dielën.

Solingeni i ka rreth 160.000 banorë dhe ndodhet afër qyteteve të mëdha Këln dhe Dyseldorf.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga sulmi brutal në festivalin e qytetit në Solingen”, tha ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Nancy Faeser, në një komunikatë të shtunën.

“Autoritetet tona të sigurisë janë duke bërë gjithçka për ta kapur dorasin”, shtoi ajo.

Gjermania është e shqetësuar nga një rritje e sulmeve të dhunshme me thikë në vend dhe Faeser së fundmi propozoi ashpërsimin e ligjeve për armët. Ajo propozoi që të lejohet bartja në publik e thikave me teh deri në 6 centimetra të gjatë, në vend të thikave me teh 12 centimetra të gjatë që lejohet momentalisht./REL

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 24/08/2024 24/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?