Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbledhur këtë të hënë Këshillin e Sigurimit Kombëtar (KSK), ku për rreth dy orë është diskutuar për çështjen e sulmeve kibernetike iraniane.
Në mbledhje kanë qenë të pranishëm kryeministri Edi Rama, prokurori i përgjithshëm Olsjan Çela, drejtori i përgjithshmit i Policisë Muhamet Rrumbullaku, kryetari i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço, zv. ministri i Brendshëm, Besfort Ramallari, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Arben Kingji.
Kujtojmë se Irani sulmoi fillimisht faqet zyrtare qeveritare online, si dhe sistemin TIMS e MEMEX, ndërsa herë pas here hakerat publikojnë informacione nga baza e të dhënave të shqiptarëve.



