Gjermania është e ekspozuar ndaj sulmeve të mëdha kibernetike ditëve të fundit. Objektivat janë ministritë, policia dhe faqet e institucioneve komunale.
Sipas Zyrës së Prokurorit Publik, ka të dhëna për një “sfond pro-rus” të këtij sulmi hakerësh që paralizoi faqet e internetit të një numri institucionesh gjermane, raporton Tagesschau .
Portali kryesor i shtetit ishte përkohësisht i padisponueshëm të mërkurën. Në shtetin e Brandenburgut, policia regjistroi një sulm hakerimi në faqen e tyre të internetit. Në Saarland, një pjesë e faqeve zyrtare të institucioneve komunale nuk ishin të qasshme për shkak të sulmeve të hakerëve.
Sulmet masive të hakerëve në faqet e institucioneve gjermane vijnë një javë pasi Gjermania vendosi të dërgojë një ndihmë ushtarake shtesë prej 12 miliardë eurosh në Ukrainë.


