Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht në Prizren, gjatë kohës kur po kryente detyrën zyrtare, transmeton KosovaNews.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, ku një person i dyshuar ka sulmuar policin teksa ky i fundit, bashkë me kolegët e tij, po kryente verifikimin e tij.
Gjatë kontrollit, është konstatuar se i dyshuari figuronte në listën e personave të kërkuar.
Ai është arrestuar menjëherë dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste aktive nga Gjykata.
Ndërkohë, zyrtari policor ka marrë tretman mjekësor pas sulmit. Autoritetet kanë konfirmuar se rasti është proceduar sipas ligjit dhe se hetimet po vazhdojnë