Një person i dyshuar ka sulmuar një zyrtar policor në Kamenicë gjatë transferimit për në Klinikën Psikiatrike në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit, i cili ndodhej në qendrën e paraburgimit, “i është dhënë ndihma mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar psiqike dhe i është lëshuar raporti mjekësor për ta dërguar në Klinikën Psikiatrike në Gjilan.”
Policia bën të ditur se “gjatë nxjerrjes nga qendra e paraburgimit dhe vendosjes së prangave i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar zyrtarin policor”, të cilit më pas “i është ofruar ndihma mjekësore.”
Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti për “Sulm ndaj personit zyrtar”



