Një mësues është vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka thënë se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta.
Sulmuesi është arrestuar. Ai kishte thirrur “Allahu Akbar” gjatë sulmit, ka thënë policia.