KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Suhareka shkarkon Granit Begollin
Sport

Suhareka shkarkon Granit Begollin

Kosova News
Kosova News 23:03 -09/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Suhareka ka bërë të ditur se ka shkarkuar Granit Begollin nga posti i trajnerit.

Ky vendim sipas klubit suharekas erdhi si pasojë e një sjellje jo korrekte nga ana e strategut në përballjen me Trepçën ’89, por që i kanë ofruar një pozitë tjetër në klub.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) nga Suhareka:

Bordi i FC “Suhareka” nën drejtimin e kryetarit z. Rrustem Aliaj, pas përfundimit të ndeshjes FC “Suhareka” – FC “Rilindja 1974” në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 09.10.2023, ka analizuar gjendjen dhe objektivat e klubit gjatë kësaj periudhe. Në mbledhje në hollësi u analizua ecuria e rezultateve të klubit dhe sjelljet e klubit, të shtabit teknik, futbollistëve si dhe stafit tjetër në klub,  ndaj konstatoi se ecuria e rezultateve nuk është e rendimentit çfarë klubi ka synuar në fillim të kampionatit ku kemi një ngecje prej 6 pikëve kundrejt liderit të grupit. Për klubin sa ka qenë brengosese rezultatet jo të kënaqshme, ka qenë shqetësuese edhe sjellja aspak sportive e kryetrajnerit Granit Begolli në ndeshjen FC ”Suhareka” – FC “Trepça 89”, sjellje të cilat nuk përkojnë me synimet dhe kërkesat e klubit për sjellje korrekte ndaj skuadrave rivale, ndaj zyrtarëve të ndeshjes përkatësisht gjyqtarëve të ndeshjes dhe në këtë drejtim z. Begolli jo vetëm që është dënuar nga organet e FFK-së  por me këto sjellje gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes e ka dëmtuar imazhin e klubit që prej fillimit ka promovuar tolerancë e mirëkuptim ndaj të gjithë akterëve të lojës. Së këndejmi Bordi Ka vendosur që për ta ruajtur imazhin e klubit dhe me qëllim të mbrojtjes së interesave të klubit ka vendosur që të shkëpusë bashkëpunimin  me z. Granit Begollin në cilësinë e kryetrajnerit. Bordi duke falënderuar për punë e deritashme z. Begolli në vazhdim do t’i ofrojë një pozitë tjetër në klub.

Po ashtu Bordi shumë shpejt do të bëjë një zgjidhje të nevojshme dhe të emërojë një person në cilësinë e kryetrajnerit konform interesave dhe objektivave të klubit.

Gjithashtu lexoni:

Milani përgatit ofertën e dytë për Xhakën

Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga

Juventusi i ofron Manchester Unitedit dy lojtarë për Sanchon

Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

Agim Ademi takohet me talentin Leon Avdullahu, mesfushori mund t’i bashkohet Kosovës

Kosova News 09/10/2023 09/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
64%
1 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
28 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Izraeli dhe Irani bien dakord për armëpushim të plotë
08:32 -24/06/2025
Moti sot me diell, temperaturat pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C
08:30 -24/06/2025
Sot vendoset gurthemeli i aneksit të depos së barnave
08:28 -24/06/2025
Arabia Saudite bëhet importuesi më i madh i naftës në Shqipëri, sjell 40% të sasisë totale
23:05 -23/06/2025
Milani përgatit ofertën e dytë për Xhakën
22:59 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?