KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Subvencionet 3”, dënohen 4 persona me nga 6 muaj burgim, njëri nga ta detyrohet t’ia kthej shtetit 63 mijë euro
Siguri

“Subvencionet 3”, dënohen 4 persona me nga 6 muaj burgim, njëri nga ta detyrohet t’ia kthej shtetit 63 mijë euro

Kosova News
Kosova News 10:58 -18/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka dënuar më 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë të akuzuarit Halit Avdijaj, Bejtush Gashi, Arbër Avdijaj dhe Sadush Kabashi, në rastin “Subvencionet 3”.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve të lartcekur u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Halit Avdijaj për veprën penale “Dhënie ryshfeti” dënohet me 6 muaj burgim, i cili dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 3 dhjetor 2021 deri më 3 maj 2022.

Ndërsa, të akuzuarit Bejtush Gashit për veprën penale “Ndihmë në marrje ryshfeti”, i shqiptohet dënim, burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë 1 mijë euro, të cilin dënim do ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Sipas gjykatës, në rast se i njëjti nuk ka mundësi ta paguajë dënimin e gjobë i njëjti mund t’i zëvendësohet me dënim me burgim, duke iu llogaritur 20 euro për një ditë burgim.

Po ashtu nëse i akuzuari pajtohet edhe dënimi me burgim prej 6 muajsh mund t’i zëvendësohet me dënim me gjobë.

Kurse i akuzuari Arbër Avdijaj për veprën penale të kryer në vazhdim dhënie ryshfeti, është dënuar me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë, ndërsa për veprën penale të kryer në vazhdim mashtrim me subvencione, dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.  Të njëjtit i shqiptohet dënim unik prej 10 muaj burgim dhe dënim me gjobë prej 1 mijë euro.

Po ashtu të akuzuarit Avdijaj i përcaktohet dënimin plotësues, ashtu që i njëjti obligohet të bëjë kompensimin e dëmit buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë 63 mijë e 198 euro.

Kurse Sadush Kabashi për veprën penale “Dhënie ryshfeti” dënohet me 6 muaj burgim dhe 1 mujë euro gjobë.

Po ashtu të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe me pëlqimin e tij dënimi i shqiptuar me burgim mund t’i zëvendësohet dënim me gjobë.

Gjykata me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit mori parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese, ku në rastin konkret të akuzuarit ishin bashkëpunues, korrekt me gjykatën dhe prokurorinë.

Të akuzuarit obligohen të që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 100 euro secili veç e veç si dhe shpenzimet në emër të fondit për kompensimin e viktimave 100 euro secili veç e veç.

Ndryshe, procedura penale ndaj katër të akuzuarve është veçuar në seancën e 6 shtatorit 2023, pasi të njëjtit e kishin pranuar fajësinë për veprat penale që iu vihen në barrë, raporton Betimi për Drejtësi.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për rastin “Subvencionet 3”, për veprat penale mashtrim me subvencione, marrje e dhënie ryshfeti dhe ndihmë në kryerjen e këtyre veprave, po akuzohen Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Veton Prekazi, Halit Avdijaj, Salih Statovci, Bejtush Gashi, Afrim Abazaj, Arbër Avdijaj, Sadush Kabashi dhe Kumrije Maxharraj.

Ndryshe, në seancën e 6 shtatorit 2023, të akuzuarit tjerë në këtë rast: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Veton Prekazi, Salih Statovci, Afrim Abazaj e Kumrije Maxharraj janë deklaruar të pafajshëm.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 18/09/2023 18/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?