KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Studimi tregon nëse qentë i përgjigjen ujqërve
Kuriozitete

Studimi tregon nëse qentë i përgjigjen ujqërve

Kosova News
Kosova News 15:20 -15/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeni i racës husky siberian, i quajtur Bizhu, shpesh ulërin si ujk, ndërsa qentë e tjerë reagojnë ndryshe ndaj ulërimës së tij. Kjo gjë i dha idenë pronarit të saj, etologut hungarez Fanni Lehoczki, të eksploronte pse disa qen janë më të prirur për të ulëritur.

Pra, studiuesit e Departamentit të Etologjisë, në Universitetin Eotvos Lorand të Budapestit, ekzaminuan nëse racat specifike të qenve janë më të prirur për të ulëritur dhe nëse kjo kishte të bënte me afërsinë e tyre gjenetike me ujqërit: “Zbulimi kryesor ishte se raca në fakt ka rëndësi.

Më saktësisht, se ato raca që janë gjenetikisht më afër ujqërve janë më të prirur për t’u përgjigjur me ulërimë dhe ata gjithashtu tregojnë më shumë sinjale stresi sesa qentë që janë më pak të lidhur me ujqit”.

Lehoczki dhe ekipi i saj ekzaminuan se si raca, mosha dhe seksi i qenve kanë ndikim në sjelljen e tyre, duke testuar 68 qen të racave të pastra, duke luajtur regjistrime 3-minutëshe të ulërimave të ujqërve dhe duke vëzhguar reagimet e tyre në një dhomë të mbyllur laboratori.

Qentë që u bënë pjesë e eksperimentit iu përkisnin 28 racave të ndryshme, duke filluar nga racat e lashta si Shiba inu, Husky siberian, malamute Alaskan dhe Pekinez, deri te bull terrierët dhe boksierët.

“Zbulimi kryesor ishte se ato raca që janë gjenetikisht më afër ujqërve janë më të prirur për t’u përgjigjur me ulërimë dhe ata gjithashtu tregojnë më shumë sinjale stresi sesa qentë që janë më pak të lidhur me ujqërit”, tha Lehoczki.

Këto lidhje gjenetike janë të vërteta vetëm për qentë që janë më të vjetër se 5 vjet. Ndër qentë më të rinj nuk kishte asnjë ndryshim midis racave. Qentë e moshuar të racave më të lashta reaguan me ulërima më të gjata dhe treguan gjithashtu më shumë sjellje të lidhura me stresin, ndërsa racat më moderne dukej se reagonin me lehje. Hulumtimi gjithashtu arriti në përfundimin se racat që tentojnë të ulërijnë më shumë tregojnë gjithashtu sjellje më të lidhura me stresin, si lëkundjet e trupit, ose kruarja e trupit: “Kjo është hera e parë që mund të tregojmë në fakt se zbutja ka pasur një ndikim të fortë në sjelljen vokale të qenve”.

Ky është studimi i parë që tenton të zbulojë posaçërisht ulërimat tek qentë.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Astronautët e Artemis II kapin moment historik – Toka rishfaqet pas Hënës

Kosova News 15/02/2023 15/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Haxhiu sot mban konferencë për media
08:33 -24/07/2026
Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?