KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Studimi i ri: Disa lloje të kancerit të gjirit mund të kurohen pa rrezatim
Shëndetësi

Studimi i ri: Disa lloje të kancerit të gjirit mund të kurohen pa rrezatim

Kosova News
Kosova News 19:18 -09/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa lloje të kancerit të gjirit mund të kurohen pa rrezatim, tregojnë rezultatet e një studimi të ri të shkencëtarëve kanadezë të publikuar në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago.

Gratë mbi 55-vjeç, të cilat janë diagnostikuar me një lloj të caktuar të kancerit të gjirit në një fazë të hershme, mund t’i nënshtrohen operacionit dhe më pas terapisë hormonale, thonë autorët e studimit.

Kreu i studimit, profesor Timothy Whelan pranë Universitetit McMaster në Kanada, e quajti zbulimin “të madh” sepse tregon se disa gra mund të shmangin me siguri rrezatimin dhe efektet anësore të tij.

Studimi, i prezantuar në takimin vjetor të ASCO (Shoqëria Amerikane e Onkologjisë Klinike) në Çikago, studioi rezultatet tek gratë që kishin kancer të gjirit luminal të shkallës së ulët të tipit A, një kancer me një shënues gjenetik specifik.

Një grupi prej 500 pacientësh iu hoqën kancerin e gjirit me kirurgji dhe më pas morën terapi hormonale. Më pas ata u ndoqën për pesë vjet për të vlerësuar nëse kanceri i gjirit po kthehej.

Studiuesit zbuluan se rikthimi ishte vetëm 2.3 për qind pa rrezatim. Kjo është e krahasueshme me 1.9 për qind të rikthimeve në rastin e kancerit të gjirit të pa trajtuar.

Whelan tha se në fazat e hershme të kancerit të gjirit, radioterapia prej tri deri në pesë javë në përgjithësi përdoret për të zvogëluar rrezikun e përsëritjes.

“Këto gjetje janë të shkëlqyera sepse ne kemi identifikuar një grup specifik pacientësh që mund të shmangin radioterapinë dhe efektet anësore të lidhura me to, dhe kjo hap potencialin për praktikë më të mirë mjekësore në trajtimin e kancerit të gjirit,” tha ai.

“Radioterapia ka efekte anësore të mëdha, duke përfshirë lodhjen, rraskapitjen dhe acarimin e lëkurës, të cilat mund të zgjasin për disa javë pas përfundimit të ciklit, dhe ka efekte anësore të mëvonshme që ndikojnë në cilësinë e jetës si dhe komplikime serioze shumë të rralla si sëmundjet e zemrës dhe kancere të tjera.

“Nëse mund të shmangim radioterapinë, aq më mirë, sepse jo të gjithë llojet e kancerit kërkojnë të njëjtin nivel terapie shpesh invazive”, tha Whelan./kp/

Gjithashtu lexoni:

Spitali i Përgjithshëm në Pejë pajiset me laser për trajtime urologjike

Kontroll i hershëm për shëndet më të mirë – aktivitete për Ditën Botërore të Hipertensionit në Pejë

Shtim i vaksinimit, efektiv për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

Vitia: Kushdo që ka provon të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë

TAGGED: kanceri, kurimi, shendetesi
Kosova News 09/06/2022 09/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
65%
1 km/h
Mon
17 °C
Tue
20 °C
Wed
20 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

“Të fala nënës babë”, Murati me postim prekës pas përfundimit të të pames për babanë e tij
22:56 -19/05/2025
Zelensky propozon takim mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, BE-së e Britanisë
22:33 -19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për marrje të ryshfetit, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes
22:02 -19/05/2025
“Marrëveshje kartel”, në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave – fillon hetimi
21:59 -19/05/2025
Real Madridi planifikon të bëjë një transferim prej 100 milionë eurosh
21:06 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?