KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Studimi: Adoleshentët që nuk flenë mjaftueshëm kanë pasoja në të mësuar dhe sjellje
Pa kategori

Studimi: Adoleshentët që nuk flenë mjaftueshëm kanë pasoja në të mësuar dhe sjellje

Kosova News
Kosova News 20:24 -31/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Adoleshentët duhet të flenë rreth nëntë orë në natë, por ata flenë gjithnjë e më pak. Një studim nga Universiteti Adelaide në Australi, ekzaminoi mbi 3 000 kërkime të kryera në 20 vende në më shumë se 690,000 subjekte midis viteve 1905 dhe 2008. Sipas studimit, fëmijë dhe të rinj të moshës 5 dhe 18 vjeç kanë humbur 75 minuta gjumë në natë.

Ekspertët thonë se këto janë të dhëna shqetësuese, pasi studimet gjithnjë e më të detajuara tregojnë se privimi i gjumit ka pasoja negative në shëndetin e tyre, veçanërisht në të mësuarit dhe sjelljen. Studimi i ri i botuar në Lancet Child & Adolescent Medicine ndoqi 8,323 fëmijë midis moshës nëntë dhe 10 vjeç për dy vjet, të ndarë në dy grupe. Ata që flinin të paktën nëntë orë në natë dhe ata që flinin më pak. Rezultatet tregojnë se këta të fundit priren të kenë vështirësi njohëse si përpunimi i informacionit, memoria dhe vështirësi në sjellje. Studiuesit më pas mundën t’i lidhin këto probleme me anomalitë strukturore specifike, të identifikuara përmes imazhit të rezonancës magnetike.

“Anomalitë e vërejtura te fëmijët që nuk flenë mjaftueshëm janë tipike për mungesën e gjumit edhe tek të rriturit ”, komenton një nga studiuesit.

Ato kanë të bëjnë me atë rajon të trurit të përfshirë në rregullimin e ritmit gjumë-zgjim, përgjegjës për funksionet më të sofistikuara njohëse. Studimi i Lancet është shumë më tepër se një kambanë alarmi, sepse konfirmon që mungesa e gjumit tek të rinjtë shkakton probleme njohëse dhe të sjelljes dhe zbulon një efekt afatgjatë në strukturën e trurit.

- Reklamë -

“Mungesa e gjumit është shoqëruar me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë gjendjet e shëndetit fizik si presioni i lartë i gjakut dhe obeziteti dhe gjendjet e shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni. Tek të rinjtë, privimi i gjumit është shoqëruar me performancë të dobët akademike dhe rritje të problemeve emocionale dhe të sjelljes”, thuhet në studim.

Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit rekomandon që fëmijët dhe adoleshentët e moshës 6-12 vjeç duhet të flenë të paktën 9 orë në ditë. Duke marrë parasysh se adoleshenca është një periudhë veçanërisht e rëndësishme e zhvillimit nervor, gjumi i pamjaftueshëm gjatë kësaj periudhe zhvillimi ka të ngjarë të çojë në vështirësi afatgjata.

Gjithashtu lexoni:

Berisha viziton kompaninë PAMBUKU SH.P.K., vlerëson mbështetjen për bizneset vendore

Luan Aliu: Gjilani dha mesazhin më të fuqishëm për vazhdimin e rrugës së zhvillimit

30/05/2026

29/05/2026

Luan Aliu takon rininë dhe votuesit e rinj: Energjia e tyre, motiv për një të ardhme më të mirë

Kosova News 31/10/2022 31/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë
10:37 -04/06/2026
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
10:08 -04/06/2026
Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit
09:31 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?