KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti
Shëndetësi

Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

Kosova News
Kosova News 14:26 -12/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shëndeti mendor dhe kanceri tani shihen si sfidat më të mëdha shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar, ka zbuluar një studim i ri

Shumica e britanikëve nënvlerësojnë ndjeshëm se sa shumë sëmundjet e rënda mendore (SMI) shkurtojnë jetën, sipas një hulumtimi të ri që tregon se publiku beson se ato ulin jetëgjatësinë rreth shtatë vjet – ndërkohë që shifra reale është afërsisht 15 deri në 20 vjet, transmeton Anadolu.

Studimi, nga “King’s Health Partners”, “Maudsley Charity” dhe Instituti i Politikave në “King’s College London”, paralajmëron se kjo “krizë e fshehur shëndetësore” prek më shumë se gjysmë milioni njerëz në Mbretërinë e Bashkuar që jetojnë me kushte si skizofrenia, psikozat dhe çrregullimi bipolar.

Vetëm një në nëntë (11 për qind) e të anketuarve ka identifikuar saktë shkallën e diferencës në vdekshmëri.

Në realitet, sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë se diabeti, obeziteti i rëndë ose pirja e duhanit – që zakonisht ulin jetëgjatësinë deri në dhjetë vjet.

Anketa me mbi 2.000 të rritur gjithashtu ka gjetur keqkuptime të gjera mbi shkaqet e vdekjes së hershme tek personat me SMI.

Gjysma (50 për qind) e të anketuarve gabimisht beson se vetëvrasja është arsyeja kryesore, megjithëse ajo përbën vetëm rreth 9 për qind të vdekjeve shtesë. Sipas hulumtimit, pak njerëz e kuptojnë se sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes janë shkaqet kryesore.

Ndërgjegjësimi për pabarazitë është po aq i ulët: vetëm 14 për qind e dinë që SMI-të janë më të zakonshme mes afrikano-britanikëve dhe karaibo-britanikëve, ndërsa më pak se gjysma e dinë që ajo lidhet me varfërinë dhe jetesën në zona urbane.

Megjithatë, ekziston mbështetje e fortë publike për veprim – dy të tretat (67 për qind) thonë se nevojitet kujdes më i mirë shëndetësor për të përmirësuar jetëgjatësinë për personat me SMI.

Opinionet janë të ndara nëse një ndryshim i tillë është i arritshëm ose duhet të jetë prioritet për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS).

Studimi gjithashtu nxjerr në pah një ndryshim në perceptimet më të gjera mbi shëndetin mendor.

Shëndeti mendor dhe kanceri tani konsiderohen si sfidat më të mëdha shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, secili përmendur nga rreth 45 për qind e publikut.

Ndërsa shumica (72 për qind) i konsiderojnë shëndetin mendor dhe atë fizik të barabartë në rëndësi, më pak se një e treta (33 për qind) besojnë se sistemi i kujdesit shëndetësor i trajton në këtë mënyrë.

Profesori Matthew Hotopf, zëvendësdrejtor ekzekutiv në “King’s Health Partners”, ka thënë: “Personat me sëmundje të rënda mendore përballen me një nga pabarazitë më të mëdha shëndetësore të kohës sonë, duke vdekur 15 deri 20 vjet më herët. Megjithatë, gjetjet tona tregojnë se publiku ka pak ndërgjegjësim për shkallën e këtij hendeku në vdekshmëri, ose se ai shkaktohet kryesisht nga sëmundje fizike të trajtueshme. Kjo krizë e fshehur shëndetësore kërkon vëmendje urgjente dhe ‘King’s Health Partners’ është i përkushtuar të nxisë këtë ndryshim

Gjithashtu lexoni:

“Pini ujë shpesh”, “Mos i lini fëmijët brenda makinave”, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga vapa

Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla

Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit

Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë

Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve

Kosova News 12/11/2025 12/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?