KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Studentët e UP-së tash e dy ditë bojkotojnë mësimin, shkak afatet e nëntorit dhe prillit
Arsim

Studentët e UP-së tash e dy ditë bojkotojnë mësimin, shkak afatet e nëntorit dhe prillit

Kosova News
Kosova News 09:57 -08/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, tash e dy ditë janë duke bojkotuar mësimin, kjo pas thirrjeve të Parlamentit Studentor për korrigjimin e një vendimi të rektorit të UP-së, Arben Hajrullahu, në lidhje me kërkesën  e tyre për mbajtjen e afateve shtesë të provimeve.

Përmes një njoftimi në Facebook, Parlamenti Studentor i UP-së ka publikuar një kërkesë të datës 06.11.2024, të cilën e kanë adresuar në Rektorat dhe ku kanë renditur arsyet e tyre për mbajtjen e provimeve shtesë, ato të afatit të Nëntorit dhe Prillit.

Sipas Parlamentit Studentor, ata kanë pranuar të mërkurën një vendim të nënshkruar nga rektori Hajrullahu për emërimin e Komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e kërkesës që kanë parashtruar për mbajtjen e afateve shtesë.

Njoftimi i plotë i Parlamentin Studentor:

THIRRJE PËR BOJKOTIM TË MËSIMIT

Të nderuar studentë,

Sot, zyrtarisht pranuam vendimin e nënshkruar nga Rektori për emërimin e komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e kërkesës tonë mbi afatet shtesë dhe vlerësimin e vazhdueshëm që pritet të mbahet këtë javë.

Shprehim shqetësimet tona lidhur me ndryshimin e pikës mbi afatet shtesë të votuara në mbledhjen e kaluar të senatit me datë 30.10.2024.

Votimi ka qenë për kërkesën për afatet shtesë dhe jo sikur në vendimin që pranuam sot ku Rektori emëroi Komisionin për çështjen e vlerësimit të vazhdueshëm dhe kërkesën për NJË AFAT SHTESË.

Ne si Parlament Studentor në mënyrë kategorike kundërshtojmë këtë vendim dhe kërkojmë korrigjim të kësaj pike nga “NJË AFAT SHTESË” në DISKUTIMET MBI AFATET SHTESË (Afati Nëntorit dhe i Prillit). Kjo ka dallim substancial.

Andaj, Parlamenti Studentor ju bënë thirrje për bojkot të mësimit të gjithë studentëve deri në korrigjim të pikës së lartcekur, në rast se nuk pranojmë përgjigje për këtë çështje deri në mbledhjen e Komisionit (ditë e Premte, 8 nëntor), java e ardhshme do të na gjejë me protesta masovike në hapësirat e UP-së!

Të bashkangjitur e gjeni kërkesën tonë mbi afatet shtesë dhe vendimin e fundit në fjalë të Rektorit!

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Hyseni pas vendimit të OshP-së: Fund i padrejtësive shumëvjeçare, Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar

Skema e fajdes në Prizren: Nga 3 mijë euro në borxhe marramendëse – dy persona nën aktakuzë

Skema e fajdes në Prizren: Nga 3 mijë euro në borxhe marramendëse – dy persona nën aktakuzë

Kusari-Lila: Besoj se Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit

Kosova News 08/11/2024 08/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?