KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Stoltenberg: NATO do të mbrojë çdo aleat në rast të një sulmi kundër tyre
BotëPolitikë

​Stoltenberg: NATO do të mbrojë çdo aleat në rast të një sulmi kundër tyre

Kosova News
Kosova News 22:21 -11/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka premtuar sërish shteteve në krahun lindor të NATO-s mbështetjen e plotë të aleancës në rast të një sulmi kundër tyre, në sfondin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

“NATO ka forcat, burimet, aftësitë dhe vullnetin politik për të mbrojtur çdo aleat”, tha sot Stoltenberg pas një takimi me presidentin letonez Edgars Rinkevics, në Rigë.

Stoltenberg mori pjesë në një takim njëditor të të ashtuquajturit “Grupi i Nëntë i Bukureshtit” – B9, në Rigë.

Grupi përfshin Poloninë, Rumaninë, Bullgarinë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe tre shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë – me fjalë të tjera, shtetet që përbëjnë krahun lindor të NATO-s.

Samiti, ku merrte pjese gjithashtu kryeministri suedez, Ulf Kristersson dhe presidenti finlandez Alexander Stubb si mysafirë, u organizua në kuadër të përgatitjes për samitin e NATO-s në Uashington në korrik.

“Samiti B9 është një platformë simbolike dhe shumë praktike për të koordinuar pozicionet tona për forcimin e mëtejshëm të Aleancës, sigurinë rajonale dhe mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha Rinkevics.

Nëntë vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore janë të shqetësuara për sigurinë e tyre përballë luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe – me përjashtim të Hungarisë – janë ndër mbështetësit më të vendosur të Ukrainës.

Hungaria, e cila mban lidhje të ngushta me Moskën, u përfaqësua në takimin në Rigë vetëm nga ambasadori i saj – siç ishte edhe Sllovakia.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda e konsideroi mungesën e një përfaqësuesi të lartë nga Hungaria si “jo të rrezikshme”.

“Ne jemi të bashkuar në NATO dhe jam absolutisht i sigurt se jemi gjithashtu të bashkuar kur bëhet fjalë për sigurinë në Evropën Lindore”, tha Duda gjatë mbërritjes së tij në samit.

Krerë të tjerë te shteteve pjesëmarrës bënë deklarata të ngjashme për Hungarinë, e cila, sipas një raporti në “Financial Times”, mund të kërcënohet me përjashtim nga formati B9.

Grupi u themelua pas aneksimit rus të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014 me iniciativën e Polonisë dhe Rumanisë.

Samiti i radhës i NATO-s do të zhvillohet në Uashington nga 9 deri më 11 korrik.

Aleanca po feston 75 vjetorin e saj këtë vit. NATO u themelua në kryeqytetin amerikan në vitin 1949 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Britania e Madhe dhe nëntë shtete të tjera perëndimore. /atsh/

Gjithashtu lexoni:

Kurti priti Imamin e Qabesë, Dr. Bandar Beleela

Eurodeputetët mbledhin nënshkrimet: Costa anuloje vizitën në Serbi

​Tri vite pa kryeprokuror – A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

“Bllokimi vjen nga ata që votojnë kundër, ne nuk jemi bllokues, por votues” – krejt çka tha sot Kurti

PDK i bën thirrje Kurtit të zhbllokojë situatën

Kosova News 11/06/2024 11/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Kurti priti Imamin e Qabesë, Dr. Bandar Beleela
18:16 -10/05/2025
Eurodeputetët mbledhin nënshkrimet: Costa anuloje vizitën në Serbi
18:09 -10/05/2025
Manchester City ndalet nga Southamptoni – rrezikon Ligën e Kampionëve
18:03 -10/05/2025
​Tri vite pa kryeprokuror – A sjell shpresë ligji i ri për KPK?
17:24 -10/05/2025
“Bllokimi vjen nga ata që votojnë kundër, ne nuk jemi bllokues, por votues” – krejt çka tha sot Kurti
17:13 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?