KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stoltenberg e mirëpret propozimin për formimin e Asociacionit, thotë se është hap kyç drejt paqes në rajon
Politikë

Stoltenberg e mirëpret propozimin për formimin e Asociacionit, thotë se është hap kyç drejt paqes në rajon

Kosova News
Kosova News 16:41 -20/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka bërë që ta rrisin prezencën e KFOR-it me ushtarë shtesë. Për këtë, Stoltenberg ka kërkuar që kryerësit e këtij sulmi të mbahen përgjegjës.

Në një konferencë për medie së bashku me presidenten Vjosa Osmani, Stoltenberg ka folur edhe për propozimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këtë e quajti hap kyç drejt paqes në rajon.

“Kënaqësi të jem përsëri në Prishtinë dhe të takohem përsëri me ju pas takimit në Bruksel. Sapo patëm një diskutim të rëndësishëm për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator pamë një ndezje të dhunës në veriun e Kosovës që ngriti shqetësime të një konflikt më i gjerë mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor”, tha Stoltenberg.

Ai tha se sulmet janë të papranueshme.

“Personat përgjegjës duhet të mbahen për përgjegjës. NATO ka reaguar me shpejtësi, kemi sjellë 1000 shtesë trupa në Kosovë, kemi dërguar armatime të rënda, kemi rritur patrullimet në veri”, tha ai.

“Do të bëjmë atë që është e nevojshme të mbajmë një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë. Stabiliteti në rajon vendoset nga të gjitha anët që duhet të zgjedhin diplomacinë mbi dhunën dhe t’i nderojnë zotimet ekzistuese”, tha Stoltenberg.

“Çdo vendosje e forcave të Policisë së Kosovës duhet të marrë konfirmimin e NATO’s… NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim. I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha ai.

Ai e falënderoi Osmanin për “mirëpritjen dhe takimin shumë konstruktiv”.

Osmani pas takimit me Stoltenberg: Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për sulmet në Banjskë, do të inkurajohej të sulmojë sërish Kosovën

Gjithashtu lexoni:

Osmani uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 4 Korrikun, nga populli më pro-amerikan në botë!

Diplomojnë sot kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel

Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Kosova News 20/11/2023 20/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike
10:08 -04/07/2025
OVL-UÇK: Mbështetja e ShBA-së, vendimtare në rrugëtimin drejt lirisë
10:05 -04/07/2025
Osmani uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 4 Korrikun, nga populli më pro-amerikan në botë!
09:44 -04/07/2025
Mbyllen disa parkingje ilegale në Prishtinë
09:17 -04/07/2025
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë
08:57 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?