KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stoltenberg: Afrimi e Erdoganit me Hamasin, asnjë problem për NATO-n
Botë

Stoltenberg: Afrimi e Erdoganit me Hamasin, asnjë problem për NATO-n

Kosova News
Kosova News 18:40 -10/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk sheh asnjë problem për aleancën ushtarake në shprehjet e mbështetjes së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për lëvizjen islamike Hamas, e cila aktualisht është në luftë me Izraelin.

“Nuk është kurrë e lehtë kur kemi pikëpamje të ndryshme brenda aleancës”, tha Stoltenberg në një intervistë për DPA-në.

Kreu i aleancës perëndimore të mbrojtjes shtoi megjithatë se kjo “nuk ndikon në një farë mënyre atë që ne bëjmë ose nuk bëjmë, sepse ne nuk po luajmë një rol në atë konflikt specifik”.

Pas sulmit brutal terrorist nga Hamasi dhe grupet e tjera ndaj komuniteteve izraelite pranë Gazës, i cili la më shumë se 1400 të vdekur, Erdogan e përshkroi Hamasin si një “grup çlirimtar”.

SHBA dhe Bashkimi Evropian, të cilat janë aleate me Turqinë përmes NATO-s, e klasifikojnë Hamasin si një organizatë terroriste.

Si pasojë e luftës në Gaza, Erdogan ka ndërprerë kontaktet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

”Netanyahu nuk është më një bashkëbisedues për ne në asnjë kuptim”, tha ai.

Presidenti turk e ka etiketuar më parë Izraelin një “shtet terrorist” për shkak të trajtimit të tij ndaj palestinezëve dhe vazhdimisht e ka paraqitur veten si një kampion të çështjes palestineze.

Ai e ka kritikuar Izraelin për mbi 10 000 vdekje në Gaza për shkak të bombardimeve të Izraelit që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor, sipas shifrave nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Vështirë se ka pasur ndonjë kritikë të hapur për qëndrimin e Erdoganit nga aleatët e NATO-s, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili pritet të presë Erdoganin në Berlin javën e ardhshme.

Stoltenberg hodhi poshtë spekulimet se heshtja e anëtarëve të NATO-s mund të lidhet me ratifikimin në pritje të Turqisë të pranimit të Suedisë në aleancë.

“Këto janë dy çështje shumë të ndara”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 10/11/2023 10/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?