KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Statovci thotë se Vuçiqi po mundohet të fitoj vota në Serbi duke krijuar probleme në Kosovë
Politikë

Statovci thotë se Vuçiqi po mundohet të fitoj vota në Serbi duke krijuar probleme në Kosovë

Kosova News
Kosova News 17:52 -06/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po mundohet të fitojë vota në Serbi, duke krijuar probleme në Kosovë.

Stavoci ka folur edhe për mundësinë sesi do duhej të ishte marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast thotë se pala serbe nuk është shumë e interesuar për një gjë të tillë.

Sipas saj, Serbia në shumë raste mundohet të jetë në të dyja anët, me perëndimin dhe me Rusinë.

“Në mesin e çështjeve që janë me rëndësi e që prekin mirëqenien tonë por edhe operimin ditor, padyshim është çështja e dialogut. Çështja e dialogut dhe rëndësisë për paqe e stabilitet është vënë në theks për rëndësinë e saj edhe për shkak të situatës e stabilitetit edhe të sigurisë në kontinentin tonë, e që është vënë në pah edhe në luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Jemi dëshmitarë sesa sensitiv është rajoni i Ballkanit në raport me potencialin për një krizë të radhës së sigurisë, ku faktorë kyç i destabilitetit dihet që buron nga ana e Serbisë dhe shohim që ka një interes të përgjithshëm edhe të faktorit ndërkombëtar që të kthehet vëmendja dhe të shkojmë drejt një zgjidhje

“Problematikat ekzistojnë sepse nëse shihet nga këndi i palës serbe, shohim që Serbia tenton të mbajë relevancën e saj në spektrin politik përmes problematikës me Kosovën, pra duke përdorur problematikën me Kosovën, shohim se po mban aleancë me Rusinë por edhe të vjelë benefite nga pjesa e perëndimit. Në anën tjetër, çështja me Kosovën i siguron edhe pushtet në politikën e brendshme”, u shpreh Statovci, raporton eo.

“Padyshim që rëndësia e një marrëveshje dhe paqes dhe stabilitetit në rajon, e ka rëndësinë e vet, si për zhvillimet tona të brendshme mirëpo edhe për gjeopolitikën. Ne shohim se edhe faktori ndërkombëtar janë të interesuar të krijojnë stabilitetit sepse është në një fazë që po përballet me shumë kriza. Pra e kemi krizën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës por edhe sensitiviteti në raport me Kinën dhe Tajvanin”, u shpreh Statovci.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 06/01/2023 06/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?