KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Statovci: Qëllimi i Serbisë është copëtimi i tokave të Kosovës
Politikë

Statovci: Qëllimi i Serbisë është copëtimi i tokave të Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:53 -19/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës se qëllimi i shtetit serb në veri është thjeshtë copëtimi i tokave të Kosovës, nëse jo përmes një marrëveshje ndërkombëtare në tavolinë, përmes taktikave të mësuara nga Rusia, që u përdorën në Krime e Donbas e këto nuk ndjekin asnjë parim, dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me Procesin e Berlinit që për shtyllë kryesore ka promovimin e fqinjësisë së mirë.

“Veriu i Kosovës nuk mund të jetë një laborator droge, një kazermë municioni, eksplozivësh, një strehë për grupe terroriste, një zonë ku autoambulancat bëhen autoblinda për transport të armatimit, një zonë ku vriten policët e Kosovës, ku sulmohen gazetarët, përgjaken civilët, JO, këtë nuk mund ta lejoj një shtet demokratik, që aspiron integrimin në BE, që ndjek procesin e Berlinit, këtë mund ta dëshiroj vetëm një shtet i cili aspiron rrugët terroriste, ato të Rusisë, dhe politikat autoritare e jo demokratike të vendeve tjera”, tha Statovci.

Këtë, thotë ajo, “na dëshmoi vizita e Presidentit të Serbisë në Kinë, teksa tërë Ballkani e BE-ja ishin të përqendruar në Tiranë, për Procesin e Berlinit, si rruga jonë e përshpejtuar e bashkëpunimit për integrim në BE. E për veçanti, aty ishin dhe dy arkitektët e planit Franko-Gjerman nën qëllimin e arritjes së një marrëveshje paqeje”.

“Në Samitin e Tiranës, ne morëm mbështetjen e vendeve demokratike të BE-së, nënshkruam marrëveshje ndërkombëtare (Marrëveshja përfshin njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore), por edhe sqaruam për komunitetin ndërkombëtar, çështje me rëndësi kruciale për sigurinë tonë”, përfundoi Statovci.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?