Deputetja Jeta Statovci i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se asociacioni duhet të përfundojë dhe të mbyllet procesi negociator me Serbinë. Statofci ka thënë se derisa Serbia po e minon marrëveshjen e Ohrit dhe po lobon kundër ekzistencës së Kosovës, kreu i LDK-së po lobon për përmushjen e kërkesave të Serbisë dhe po paragjykon duke thënë se asociacioni i përmbyll negociatat.
“Përderisa Serbia po minon dakordimin e Ohrit, duke lobuar kundër ekzistencës së Kosovës, kreu i LDK-së po lobon për përmbushjen e kërkesave të Serbisë sa më parë. Madje ai po paragjykon se Asociacioni përmbyll procesin negociator me Serbinë.
Çfarë diplomacie është kjo; të japësh çdo gjë, atyre që po duan të na marrin gjethçka, madje publikisht, edhe në forume e takime për paqe?”, ka thënë Statovci.
Statovci ka thënë se Abdixhiku ka shumë lakmi për pushtet, e hiq konsideratë për shtet, të parën nuk ju garanton gjeopolitika në dëm të Kosovës, por vetëm populli i saj.


