Kandidatët për deputetë nga Partia Guxo, Jeta Statovci dhe Faton Peci kanë vizituar qytetarët në Komunën e Kaçanikut, ku kanë bashkëbiseduar për shumë çështje që iu preokupojnë atyre.
Kandidatja për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Statovci ka thënë se do të përkushtohen ndaj qytetarëve të Kosovës edhe në qeverinë Kurti 3.
“Në Kaçanik, në një familje të nderuar e punëtore, që kishte ftuar shumë bashkë qytetarë të Kaçanikut, patëm mundësinë për një bashkëbisedim bukur të gjatë për shumë çështje që preokupojnë ata, por morëm edhe shumë vlerësime të mira për përkushtimin tonë karshi tyre, përkushtim ky që nuk do të ndalet edhe me Qeverinë Kurti3, 118.
Jeta Statovci”, ka shkruar Jeta Statovci në një postim në facebook.