KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stano: Zbatimi i marrëveshjes kërkesë e Brukselit dhe e Uashingtonit
Politikë

Stano: Zbatimi i marrëveshjes kërkesë e Brukselit dhe e Uashingtonit

Kosova News
Kosova News 14:45 -10/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano u tha gazetarëve se nuk ka çfarë të shtoj më shumë lidhur me pohimet e emisarit evropian për dialog Miroslav Lajçak se Serbia e ka tërhequr letrën me anë të së cilës konteston disa pika nga marrëveshja e Ohrit.

“Nuk do të përsëris atë që Përfaqësuesi Special i BE-së ka thënë tashmë. Mund të theksoj vetëm atë që është përfshirë në një sërë porosish, qëndrimesh, komentesh të BE-së, duke përfshirë edhe nga shtetet anëtare dhe është përfshirë edhe në konkluzionet e Këshillit Evropian, se edhe Serbia edhe Kosova duhet të kenë për detyrë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe nëse nuk e bëjnë, nuk do të mund të vazhdojnë në rrugën e tyre drejt BE-së. Është shumë e qartë. Pra, për ne ky është dokumenti përfundimtar dhe i detyrueshëm sipas të drejtës ndërkombëtare si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe nuk nevojiten hapa të mëtejshëm për ta zbatuar apo për t’u sforcuar”, ka deklaruar Stano.

Sipas zëdhënësit evropian, domosdoshmëria për nisje të zbatimit të marrëveshjes nuk është vetëm kërkesë e Brukselit por edhe e Uashingtonit.

Emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak të premten e kaluar në Prishtinë  ka konfirmuar që Serbia është tërhequr prej letrës së dërguar në Bruksel vitin e kaluar, në të cilën ka shprehur rezerva për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, në ato pikat që paraqesin vija të kuqe për shtetin serb. Ish kryeministrja Ana Bërnabiq në këtë letër kishte precizuar se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de fakto apo de jure të Kosovës, përfshirë këtu pikat që i referohen respektimit të integritetit territorial si dhe mos pengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Përpos komentit se “nuk ka çfarë t’i shtoj asaj çfarë tashmë e kishte thënë Lajçak”, Peter Stano nuk dha detaje se kur dhe në ç’mënyrë Serbia e ka njoftuar BE-në lidhur me tërheqjen e letrës.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 10/09/2024 10/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 20°
70%
1 km/h
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?