KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stano tregon mesazhet që do të sjellë pesëshja BE-ShBA në Prishtinë dhe Beograd
Politikë

Stano tregon mesazhet që do të sjellë pesëshja BE-ShBA në Prishtinë dhe Beograd

Kosova News
Kosova News 19:24 -19/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, si dhe këshilltarët e sigurisë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, do të vijnë në Prishtinë dhe Beograd të shtunën me qëllim të “bërjes së përparimit të prekshëm”.

Dhe në këtë drejtim bëhet fjalë për një përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe uljen e tensioneve, veçanërisht pas ngjarjeve në Banjskë në veri të Kosovës.

Kështu ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Në të njëjtën kohë, siç thekson ky medium, burime diplomatike evropiane kanë thënë për “Beta” se zyrtarë të lartë të vendeve kryesore perëndimore do të shkojnë në Prishtinë dhe Beograd me një kërkesë jo vetëm për të ndalur përshkallëzimin në Kosovë, por edhe “fjalë për fjalë, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të organizuar zgjedhjet në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe konkretisht të fillojë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për Themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”.

Stano ka theksuar se Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e sigurisë së presidentit të Francës, kancelarit gjerman dhe kryeministrit të Italisë, Emmanuel Bonn, Jens Pletner dhe Francesco Talo, do të shkojnë në bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq “me pritshmëri të qarta se të dyja palët do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe do të zbatojnë obligimet e tyre pa vonesë dhe pa kushte”.

Në të njëjtën kohë, autoritetet serbe duhet të bëjnë gjithçka për të zbardhur sfondin, autorët dhe organizatorët e dhunës në Banjskë të 24 shtatorit, tha zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Sepse, sipas tij, Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë parasysh se Bashkimi Evropian, anëtarët e tij dhe SHBA-të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të fuqishme për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmes evropiane të gjithë rajonit.

Siç vë në pah agjencia serbe, diplomatët në selinë e BE-së theksuan veçanërisht se pesë zyrtarët e lartë perëndimorë do të kërkojnë nga kryeministri i Kosovës që të organizojë sa më parë zgjedhjet e reja komunale në veri të Kosovës – dhe mënyra më e lehtë do të jetë dorëheqja e kryetarëve aktualë – dhe pa kushte të pranojë obligimin e Prishtinës për themelimin e ASK-së.

Beogradi, në të njëjtën kohë, duhet të dëshmojë se nuk ka qenë i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në ngjarjet në Banjskë.

“Vuçiq duhet ta bëjë shpejt, sepse nuk ka durim të pafund në Bashkimin Evropian dhe disa masa tashmë po diskutohen në qarqet evropiane në rast se Beogradi nuk e bën atë që pritet”, citohet të kenë thënë burime diplomatike evropiane.

Ndërsa kur janë pyetur nëse Beogradi tani po bashkëpunon në hetimin e asaj që ndodhi në Banjskë, këta zyrtarë u përgjigjën se “nuk bëhet fjalë për një hetim gjyqësor-policor, por për përpjekje të forta për të marrë fakte të pakundërshtueshme nga të gjitha palët”.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 19/10/2023 19/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?