KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stano: E ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga progresi në dialog
Siguri

Stano: E ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga progresi në dialog

Kosova News
Kosova News 17:05 -11/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano, duke komentuar takimin e ardhshëm në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë të enjtes së ardhshme, ka thënë se po angazhohen për të çuar përpara të gjitha çështjet në dialog, sepse pa progres në dialog nuk do të ketë progres në rrugën e anëtarësimit në BE të të dyja vendeve.

Stano i bëri këto komente gjatë një konference për media, ku është pyetur edhe për çështjen e reciprocitetit me targa në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është diskutuar tash e sa kohë në Bruksel por që nuk është zgjidhur.

“Nuk i takon BE-së t’u imponojë zgjidhje partnerëve, veçanërisht partnerëve të cilët shprehen shumë qartë se objektivi i tyre strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Pra, procesi i anëtarësimit drejt BE-së, rruga drejt BE-së, është në fakt leva që BE-ja ka. Dhe ne, natyrisht, po e përdorim sepse çështjet që ju përmendët, po trajtohen mes palëve me ndihmën dhe lehtësimin e Bashkimit Evropian. Shumë çështje që po shkaktojnë acarime në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës trajtohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

“Por ky është pikërisht ai që quhet dialog i lehtësuar, nuk është dialog i detyruar, kështu që ne mund të lehtësojmë për aq kohë sa ka vullnet nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje kompromisi. Ne i ndihmojmë ata të gjejnë zgjidhjen e kompromisit, por u takon atyre që të jenë gati për kompromiset e nevojshme”, tha ai.

- Reklamë -

Madje, sipas tij, lehtësim të dialogut do të bëjnë edhe të enjten e ardhshme, ku në Bruksel do të ketë takim në mese Kurtit dhe Vuçiqit.

“Këtë do të përpiqemi të bëjmë në çdo takim të ardhshëm. Përfshirë takimin e nivelit të lartë të enjten e ardhshme, në Bruksel mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, për të çuar përpara të gjitha çështjet në dialog, sepse pa progres në dialog, dhe kjo nëse dëshironi një levë shumë të fortë, nuk do të ketë progresin në rrugën e anëtarësimit në BE të të dyja palëve. Pra, kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tyre evropiane, është e rëndësishme të përparojnë në dialogun e lehtësuar nga BE. Sepse pa këtë nuk do të ketë përparim dhe objektivi i tyre strategjik nuk do të përmbushet. Nuk do të jetë e mundur”.

“Nëse nuk ka përparim, nuk mund të përparoni në procesin e përgjithshëm, BE-ja po bënë çfarë po mundet por përsëri, ne nuk mund të imponojmë, sepse kjo nuk është ajo që bëjmë ne, ne mund t’i ndihmojmë ata të sillen në mënyrë evropiane, që do të thotë të gjejnë kompromisin, sepse duke gjetur kompromisin, kjo është mënyra se si funksionon Bashkimi Evropian dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi t’i ndihmojmë ata të arrijnë”, tha ai.

Çështja e targave është diskutuar edhe para një viti në Bruksel, ku palët u pajtuan për një zgjidhje të përkohshme stikersa. Megjithatë, kryeministri Kurti pati vendosur që më 1 gusht të nis zbatimi i vendimeve për targa dhe letërnjoftime, gjë që edhe tensionoi situatën në veri të vendit. Për gjithë ato tensione, akterë ndërkombëtar e vendor, thanë se janë të nxitura nga Beogradi zyrtar.

Kurti pas konsultimeve me ambasadorët në Kosovë, vendosi që më 1 shtator të rifillojë zbatimi i vendimeve për targa dhe letërnjoftime.

Gjithashtu lexoni:

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01

Kosova News 11/08/2022 11/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane
18:49 -05/06/2026
Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike
18:43 -05/06/2026
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, diaspora nuk lejohet të votojë me dokumente të skaduara
18:39 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?