Stadimui ndihmës në Bernicë do të bëhet.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar se është nënshkruar kontarata me operatorin ekonomik për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë, shkruan IndeksOnline.
Kjo kontratë ka vlerë prej 545 mijë euro.
Njoftimi i plotë:
Lajm i mirë për sportistët dhe futbolldashësit e Prishtinës.
Po vazhdojmë me sukses zbatimin e planit 5 vjeçar të infrastrukturës së futbollit.
Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej 545 mijë euro me operatorin ekonomik, për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë.
Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin.