KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Srpska takim urgjent, paralajmëron largimin e të gjithë serbëve nga institucionet, shkaku i suspendimit të Gjuriqit
Politikë

Srpska takim urgjent, paralajmëron largimin e të gjithë serbëve nga institucionet, shkaku i suspendimit të Gjuriqit

Kosova News
Kosova News 16:32 -03/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiq ka bërë të ditur se për të shtunën ka caktuar një takim urgjent me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës.

Mësohet se atyre do t’u propozojë që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga ai personalisht, e duke përfunduar me serbët e vetëqeverisjes lokale, prokuroria, gjykata, policia dhe të gjitha autoritetet e tjera.

Rakiq u bëri thirrje mbledhjen duke pasur parasysh, siç e quajti ai, vendimin e fundit të suspendimit të drejtorit të Drejtorisë Rajonale Veri, Nenad Gjuriq.

“… për shkak se ai nuk pranoi të paralajmëronte bashkëqytetarët e tij për posedimin e targave të ligjshme KM, dhe të cilën kryesia e Listës Serbe dhe të gjithë kryetarët e komunave nga veriu e mirëpritën dhe e përkrahën dje”, thuhet në njoftimin e Rakiqit.

Ndryshe, u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, Nenat Gjuriq, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare.

Suspendimi i tij është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimit të IPK-së.

Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së. 

​​Suspendohet drejtori i Policisë në veri, Nenad Gjuriq dorëzon armën

Gjithashtu lexoni:

26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës

Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Hyseni pas vendimit të OshP-së: Fund i padrejtësive shumëvjeçare, Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

TAGGED: Goran Rakiq
Kosova News 03/11/2022 03/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit nga Kaçaniku
09:26 -14/05/2025
26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
09:07 -14/05/2025
Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”
08:46 -14/05/2025
Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin
08:44 -14/05/2025
Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?