KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Serbia nuk kalon”, urimi i Albin Kurtit –  pse Edi Rama nuk uroi shqiptarët e Zvicrës për fitoren ndaj Serbisë
Sport

“Serbia nuk kalon”, urimi i Albin Kurtit –  pse Edi Rama nuk uroi shqiptarët e Zvicrës për fitoren ndaj Serbisë

Kosova News
Kosova News 12:49 -04/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “është për të ardhur keq” pritja që ai të reagonte pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë, pasi dy shqiptarë luanin për helvetikët.

Rama në një konferencë për media të dielën tha se ai s’është kryeministër i Zvicrës dhe se nuk do të ishte “aspak dinjitoze” t’i përdorte për politikë futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Këto komente i dha pasi u pyet se pse s’reagoi të premten në mbrëmje, ashtu siç bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk e kuptoj realisht se pse duhej të flisja. Unë s’jam kryeministri i Zvicrës. Jam kryeministri i Shqipërisë dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtare e Zvicrës dy qytetarë zviceranë që kanë kombësi shqiptare, që janë shqiptarë të cilët ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, çfarë do të bëja konkretisht? Do t’i përdorja ato dy figura për politikë. Dhe në një mënyrë aspak dinjitoze, për hir të së vërtetës”, tha Rama.

“Sepse është ekipi kombëtar i shtetit tjetër. Dhe do t’i fryeja zjarrit të një nacionalizmi – më falni për shprehjen – qesharak. Por nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak, aq i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme. Nuk e shoh fare të nevojshme dhe më duket që kush e bën këtë, nuk e bën gjënë e duhur”, shtoi ai.

Pak minuta pasi përfundoi ndeshja Zvicër – Serbi në Katar, kryeministri Albin Kurti ka postuar një fotografi të Xhakës dhe Shaqirit, duke shkruar: “Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”. Ky urim mori pëlqimin e mbi 100 mijë ndjekësve në rrjetin social.

Një reagim më vonë erdhi edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Arsenali mposht Newcastlen

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Juventusi interesohet për Jonathan David

Kosova News 04/12/2022 04/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
20:13 -18/05/2025
Arsenali mposht Newcastlen
19:35 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?