KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Specialja rrëzon kërkesën e ZPS-së për pranimin e dëshmisë me shkrim në vend të dëshmisë së drejtpërdrejtë për një dëshmitar
Siguri

Specialja rrëzon kërkesën e ZPS-së për pranimin e dëshmisë me shkrim në vend të dëshmisë së drejtpërdrejtë për një dëshmitar

Kosova News
Kosova News 15:58 -10/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Trupi gjykues në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerët, ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për pranimin e deklaratave të mëhershme të dëshmitarit 4647 sipas rregullit 154.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith në seancën e së hënës, duke paraqitur tri arsye.

“Së pari, Prokuroria nuk ka paraqitur arsye të mjaftueshme që përbëjnë arsye të vlefshme për t’u pajtuar me afatin e 7 shkurtit, për të cilin kishte vendosur trupi gjykues në bazë të rregullës 154 sa u takon 12 dëshmitarëve të parë dhe kjo është në transkriptin e 18 janarit, në faqe 1902”, tha ai.

Tutje, gjykatësi Smith tha se arsyeja e dytë është se trupi gjykues pajtohet me mbrojtjen se ndryshimi në mënyrën e prezantimit të provave të dëshmisë së 04647 do të cenonte në fakt të pandehurin.

Kurse së treti, ai tha se në kuadër të rëndësisë së dëshmisë së propozuar, trupi gjykues ka vlerësuar se arsyet duhet të ishin paraqitur paraprakisht me shkrim dhe të tilla arsye nuk janë paraqitur.

“Prandaj, trupi gjykues në këtë rast rrëzon kërkesën e Prokurorisë për të pranuar dëshminë e dëshmitarit 04647 në bazë të rregullës 154”, përfundoi ai urdhrin gojor.

Ndërkaq, paraprakisht, dëshmitari i dymbëdhjetë me radhë (me kodin 04337) duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit të specializuar James Pace, tha se asnjë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk ia mundësoi që të kundërshtonte ndalimin e tij.

‘‘Asnjëherë’’, u përgjigj dëshmitari kur u pyet lidhur me këtë.

Po ashtu, ai u përgjigj me “jo” në pyetjen nëse pas ose gjatë ndalimit të tij, ndonjë pjesëtar i UÇK-së i kishte dhënë ndonjë dokument që pretendohej se mbi bazën e tij ishte ndaluar i njëjti, raporton Betimi për Drejtësi.

Tutje, dëshmitari dha përgjigjen se ‘‘kurrkujt si kam pas borxh, asnjëherë’’, kur u pyet nga prokurori Pace nëse pas ose gjatë ndalimit të tij ndonjë pjesëtar i UÇK-së e kishte akuzuar për ndonjë krim konkret që pretendohej se ky dëshmitar e kishte kryer.

Ndërsa, pjesa tjetër me pyetje të tilla ishte me përmbajtje të redaktuar, e që tani po vazhdon seanca ende me dëgjimin e këtij dëshmitari, duke u pyetur nga ana e Prokurorisë në sesion privat.

Gjithashtu lexoni:

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

TAGGED: Gjykata Speciale, Hagë
Kosova News 10/07/2023 10/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik
15:12 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?