Tensionet në rritje mes presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiis dhe trajnerit Luciano Spalletti janë bërë gjithnjë e më evidente ditët e fundit dhe sipas mediumeve italiane, trajneri do të largohet vetëm pak javë pasi ia siguroi titullin napolitanëve.
Sipas “Il Corriere della Sera”, si shkak i tensioneve mes tyre, e ardhmja e trajnerit italian tani është në dyshim, transmeton Gazeta Express.
Spalletti ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Napolin, pasi klubi aktivizoi automatikisht një klauzolë zgjatjeje në kontratën e tij.
Megjithatë, 64-vjeçari thuhet se ishte i hutuar që konfirmimi i këtij vendimi nuk iu tha personalisht.
De Laurentiis gjithashtu thuhet se nuk e telefonoi Spallettin për ta uruar pasi Napoli fitoi titullin e kampionit në Serie A këtë muaj, një detaj që nuk është anashkaluar sipas “Il Corriere”.
Spalleti nuk ishte i pranishëm në një konferencë për shtyp të enjten, por u zëvendësua nga portieri Alex Meret, pasi De Laurentiss njoftoi për planet e mëtejshme për festimet e titullit të Napolit dhe kampin e tyre të ardhshëm parasezonal. Presidenti nuk e përmendi asnjëherë emrin e Spallettit.
Ndonëse asgjë zyrtare nuk është konfirmuar në asnjë mënyrë, “Il Corriere dello Sport” shkroi se Spalletti do të largohet nga Napoli pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë