Sot në Kosovë pritet të shtohen vranësirat, ndërsa nuk parashihet të ketë reshje.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim.


