KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot vendoset nëse Trump do të dënohet për shkeljen e urdhrit që e ndalon t’i kritikojë dëshmitarët
Botë

Sot vendoset nëse Trump do të dënohet për shkeljen e urdhrit që e ndalon t’i kritikojë dëshmitarët

Kosova News
Kosova News 16:34 -23/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykatësi Juan Merchan, i cili po e mbikëqyr gjyqin penal të Donald Trumpit për paratë e dhëna në këmbim të heshtjes, do të vendosë të martën nëse ish-presidenti i SHBA-së duhet të dënohet për shkeljen e një urdhri që e ndalon atë t’i kritikojë publikisht dëshmitarët apo të tjerë persona të përfshirë në këtë çështje, raporton agjencia “AP”. 

Prokurorët po i kërkojnë gjykatësit që ta gjobisë Trumpin, pas kritikave të tij ndaj aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels dhe ish-avokatit të tij, Michael Cohen, të cilët do të jenë dëshmitarë në këtë rast. 

Gjykatësi Merchan mund të zgjedhë ta gjobisë Trumpin me njëmijë dollarë për secilën nga këto shkelje, siç ka kërkuar prokurori i Qarkut të Manhattanit, Alvin Bragg.
Prokurorët i kanë kërkuar gjykatësit që në seancën dëgjimore t’ia kujtojë Trumpit se ai mund të përballet me pasoja më të rënda nëse vazhdon ta shkelë urdhrin. Ligji i lejon gjykatësit ta dërgojë Trumpin në burg deri në 30 ditë, në atë që do të ishte një kthesë dramatike në gjyqin e parë penal të një ish-presidenti të SHBA-së.

Trumpi ka thënë se urdhri i cili e pengon atë të kritikojë publikisht dëshmitarët, zyrtarët e gjykatës dhe të afërmit e tyre, është shkelje e fjalës së lirë.

Trumpi po akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit për ta mbuluar pagesën prej 130 mijë dollarësh që pretendohet se i është bërë aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels në këmbim të heshtjes. Pagesa raportohet se është bërë para zgjedhjeve të vitit 2016. Pretendohet se Trump kishte lidhje me aktoren në vitin 2006. Trumpi është deklaruar i pafajshëm dhe i ka mohuar akuzat.

Në deklaratën e tij hapëse të hënën, avokati mbrojtës Todd Blanche ka thënë se Trumpi nuk ka kryer asnjë krim. 

Ai ka thënë se Trumpi ka mbrojtur familjen dhe reputacionin e tij dhe e ka akuzuar aktoren Daniels se po përpiqej të përfitonte nga një akuzë e rreme.

Anëtarët e jurisë pritet të dëgjojnë dëshmi të tjera.

Të martën, anëtarët e trupit gjykues kanë vazhduar të dëgjojnë dëshminë e dëshmitarit të parë të çështjes i cili është ish-shefi i gazetës “National Enquirer”, David Pecker.

Pecker, 72 vjeç, në dëshminë e dhënë të hënën ka ofruar mbështetje për Trumpin duke thënë se kompania e tij paguante njerëz që ofronin histori të tilla për figura publike.

American Media, e cila botoi “National Enquirer”, pranoi në vitin 2018 se e kishte paguar 150 mijë dollarë ish-modelen e revistës “Playboy”, Karen McDougal për historinë e saj rreth një lidhjeje me Trumpin në vitin 2006 dhe 2007. 

“National Enquirer” arriti një marrëveshje të ngjashme për ta paguar me 30 mijë dollarë një roje sigurimi që po kërkonte ta shiste një histori në lidhje me Trumpin që dyshohet se kishte një fëmijë jashtë martese, e cila doli të ishte e rreme, sipas prokurorëve.
Trumpi ka thënë se pagesat ishin personale dhe nuk shkelnin ligjin për zgjedhjet. Ai gjithashtu ka mohuar të ketë pasur lidhje me ish-modelen McDougal.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 23/04/2024 23/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?