KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit
Politikë

Sot përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit

Kosova News
Kosova News 08:31 -07/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fillim në ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vazhduar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë.

Ndryshe të hënën duke proceduar me rendin e ditës, kryesuesi i seancës, deputeti Avni Dehari, kërkoi serish nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë. Nga subjektet e lartpërmendura nuk u deklarua askush. 

Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim. 

“56 deputetë kanë dhënë votën për, një kundër, abstenim nuk ka. Nuk kemi pasur kuorum serish. Shihemi më 7 maj, në orën 10:00”, tha kryesuesi Dehari. 

Nga zhvillimet tjera kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, i dërgoi një letër, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në të cilën ka kërkuar koalicion qeverisës. 

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dje në një konferencë për media ka bërë të ditur se partia e tij nuk e pranon ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion. Njëherësh, ai tha se bashkëpunimi mes këtyre dy subjekteve është i pamundur.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Kosovës i duhet një `SPAK`

Kurti konfirmon rikandidimin e Shpejtim Bulliqit për kryetar të Podujevës

Kurti takon delegacionin e Kongresit amerikan dhe Atlantic Council

Osmani: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kryesore për stabilitet afatgjatë

“MË TË FORTË SË BASHKU”- qindra ushtarë të FSK-së po stërviten në SHBA, Ambasada Amerikane  e quan moment historik partneritetin ushtarak midis dy vendeve

Kosova News 07/05/2025 07/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
17° _ 16°
66%
4 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Jeta e Rasim Kiçinës dhe e Ragip Halilajt u shenjua dhe u përmbyll nga veprat e tyre heroike si luftëtarë të lirisë së atdheut
21:45 -30/05/2025
Abdixhiku: Kosovës i duhet një `SPAK`
20:50 -30/05/2025
Kosova dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe korrupsionit
20:12 -30/05/2025
Kurti konfirmon rikandidimin e Shpejtim Bulliqit për kryetar të Podujevës
20:10 -30/05/2025
“Defender Europe 2025”, Ibishi: Kosova po shkon drejt NATO-s
19:38 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?