KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LIVE- Osmani dekoron gratë e Ukrainës me çmimin presidencial të meritave
Tjera

LIVE- Osmani dekoron gratë e Ukrainës me çmimin presidencial të meritave

Kosova News
Kosova News 09:12 -22/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

11:00 – Osmani dekoron gratë e Ukrainës me çmimin presidencial të meritave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka ndarë të shtunën grave të Ukrainës çmimin presidencial për trimërinë dhe kontributin.

Ndarja e çmimi është bërë në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga presidenca e Kosovës.

Për të marrë këtë medalje, Osmani ka ftuar një deputete ukrainase dhe gazetaret nga Ukraina që jetojnë në Kosovë.

10:48 – Blinken i drejtohet Forumit Ndërkombëtar për Gratë: Lufta në Kosovë ishte përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme

Sot në Prishtinë për herë të parë po mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ndërsa të pranishmëve i është drejtuar me një video-mesazh edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari i shtetit më tej deklaroi se Forumi në Prishtinë i përmbledh dy gjëra që ishin për zemër për ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright: popullin e Kosovës dhe çështjen e fuqizimit të të drejtave të grave.

Sekretari i shtetit, Blinken më tej theksoi se ish sekretarja Albright kishte luftuar për të drejtat e grave në të gjitha aspektet.

Ai përmes një video-mesazhi po ashtu përmendi luftën në Kosovë, duke thënë se ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme.

“…Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë….”, tha ai.

Më tej sekretari Blinken foli edhe për ndërhyrjen e NATO-s.

“Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës” u shpreh Blinken, gjersa citonte fjalët e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

10: 38 – Kurti: S’ka fazë të shtetndërtimit të Kosovës pa përfshirjen e grave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se se nuk ka pasur ndonjë fazë të shtendërtimit të Kosovës që gratë nuk kanë qenë të përfshira.

Kurti ka thënë të shtunën në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, se pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë, garanton suksesin e Kosovës.

“Nuk ka pas ndonjë fazë kur gratë nuk kanë qenë të përfshira për liri dhe paqe dhe angazhimi i grave nuk ka munguar në shtetndërtim. Ato kanë mbajtur armë të ndryshme në dorë me një qëllim të vetëm për paqe për të gjithë. Pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë e siguron suksesin tonë Gratë dhe vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar shumë kanë qenë viktima dhe luftëtare, kanë kontribuuar në kategori të ndryshme dhe kanë kontribuuar në demokratizimin. Gratë kanë udhëhequr jo vetëm politikat por njerëzit i besojnë grave po aq sa burrave kur vjen puna të siguria”, ka thënë Kurti.

10: 20 – Osmani: Secila grua kosovare largoi një gur nga rruga drejt barazisë

Është hapur të shtunën në mëngjes Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga Kosova.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë me këtë rast se historia e Kosovës është histori e secilës grua e cila siç ka thënë, ka larguar një gur nga rruga drejt barazisë.

“Historia e Kosovës është histori e secilën grua e cila ka largu një gur nga rruga drejt barazisë. Ma vjen mire që kem mbledh gra e burra nga çdo kënd i botës. Përpjekja është të sigurohemi që sfidat me të cilat përballemi të tejkalohen”, është shprehur Osmani.

09: 50 – Nis Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Me iniciativë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën dhe të dielën në Prishtinë i zhvillon punimet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji.

Forumi organizohet në bashkëpunim me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz dhe mbështetet nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Sipas komunikatës së Presidencës, në edicionin e parë të tij, WPS, pritet të grumbullojë mbi 400 pjesëmarrës, nga vende të ndryshme të botës, në fokus të të cilit do të jetë trajtimi i çështjeve që ndërlidhen më gratë, paqen dhe sigurinë.

“Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit. Forumi synon të diskutojë jo vetëm sfidat në përballje me paqen dhe sigurinë globale, por edhe trajtimin dhe zgjidhjet eventuale. Ndryshe, WPS është Forum, i cili paraqet një nga zotimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden”, thuhet në komunikatë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se temë e këtij forumi do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme.

“Temë e edicionit të parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme, me të cilën synojmë të reflektojmë mbi sukseset si dhe sfidat e agjendës të Rezolutës 13/25. Forumi është edhe platformë për rritjen e ndërgjegjësimit për nevojë për të njohur dhe promovuar aftësitë e grave e vajzave, për të kontribuar në mënyrë thelbësore në proceset e paqes dhe të sigurisë”, theksoi ajo.

Presidentja e vendit duke dhënë detaje para fillimit të këtij forumi, tha se paqja dhe siguria e grave janë shtylla qendrore të vizionit të Kosovës.

“Ky forum synon të përcjellë qartë mesazhin se paqja dhe siguria e grave janë shtylla qendrore të vizionit të Kosovës për paqe të qëndrueshme në nivel lokal, rajonal si dhe global. Edicioni i parë i forumit do t’i kushtohet trashëgimisë të ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, mikes së madhe të Kosovës, e cila iku në amshim muaj më parë… Forumi do të grumbullojë 126 folës nga 33 shtete të botës nga të gjashtë Kontinentet dhe mbi 400 pjesëmarrës”, tha ajo.

Në kuadër të forumit do të mbahen 16 panele, ndërsa hapja zyrtare do të bëhet sot në orën 9:00 në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

DW: Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor

Osmani në Tiranë: BE po bllokon Kosovën, reformat tona nuk vlerësohen

Rutte paralajmëron që dialogu Kosovë-Serbi do të diskutohet në Tiranë

Kallas konfirmon se javën tjetër vjen në Kosovë

Rama nis takimet dypalëshe, pret kreun e NATO-s dhe liderët evropianë

TAGGED: Forumi për Gratë Paqen dhe Sigurinë, vjosa osmani
Kosova News 22/10/2022 22/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

DW: Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor
11:23 -16/05/2025
Osmani në Tiranë: BE po bllokon Kosovën, reformat tona nuk vlerësohen
11:20 -16/05/2025
Rutte paralajmëron që dialogu Kosovë-Serbi do të diskutohet në Tiranë
11:01 -16/05/2025
Kallas konfirmon se javën tjetër vjen në Kosovë
10:38 -16/05/2025
Një policeje iu vodh arma zyrtare në Klinë, bashkë me një karikator me 15 fishekë
10:19 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?