Gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 12:00 do të organizohet një protestë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Përmes kësaj proteste, do të kërkohet trajtim i drejt dhe me prioritet i rastit të Betina Ymerit, e cila bëri vetëvrasje pas kërcënimeve që dyshohet se mori nga i fejuari i saj.
Kjo është bërë e ditur nga njerëz të ndryshëm në rrjete sociale, të cilët kanë thënë se kjo protestë po organizohet me iniciaticë të prindërve të Betinës.
I fejuari i të ndjerës tashmë gjendet në paraburgim.
Lexoni edhe:


