KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot në Bruksel takimi për dinarin
Politikë

Sot në Bruksel takimi për dinarin

Kosova News
Kosova News 08:22 -27/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës për qarkullimin e valutave do të jenë temë kyçe në Bruksel të martën (sot), në ditën kur janë ftuar për takim përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë. Nga Bashkimi Evropian kanë thënë se takimet me palën kosovare dhe serbe do të mbahen në mëngjes. Është bërë e ditur se “ai do të kenë rrjedhën e takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut”.

Zëdhënësja e BE-së për çështje të Politikes së Jashtme dhe Sigurisë, Nabila Masralli ka deklaruar se të dyja palët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por nuk ka saktësuar se kush do të shkojë nga Kosova në këtë takim.

“Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm është takim i dialogut i cili do të fokusohet në zgjidhjet e çështjeve të hapura lidhur me vendimin e fundit për qarkullimin e valutave nga Banka Qendrore e Kosovës. Takimi do të nisë në mëngjes dhe do të ketë rrjedhën e takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut. Dhe po, të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre“ ka thënë ajo.

Një ditë para takimit në Bruksel lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese në Kosovë, Banka Qendrore e Kosovës për KOHËN ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takim.

Në përgjigje, BQK-ja ka thënë se kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS).

Nga Serbia është thënë se do të shkojë kryenegociatori, Petar Petkoviq.

Brukseli zyrtar ka konsideruar si të nevojshëm takimin për gjetjen e një zgjidhjeje për zbatimin e Rregullores së BQK-së, që ndalon përdorimin e dinarit për pagesa brenda shtetit, ani se Kosova ka përgatitur një plan 10-pikësh për zbatimin e Rregullores.

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës.

Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal në Kosovë lejon dërgimin e ndihmave financiare nga Serbia.

Ky vend i ka ndarë 139 milionë euro për Kosovën për vitin 2024 – rreth 11 milionë më shumë sesa më 2023.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e ka kritikuar ashpër vendimin e BQK-së, duke e konsideruar vendimin e autoriteteve si tentim për dëbim të serbëve nga Kosova.

Gjithashtu lexoni:

Osmani sot nis vizitën zyrtare në Budapest të Hungarisë

Sot përpjekja e 32-të për konstituimin e Kuvendit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime të merituara për Kosovën

Kosova News 27/02/2024 27/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Osmani sot nis vizitën zyrtare në Budapest të Hungarisë
08:38 -17/06/2025
Mot sot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:04 -17/06/2025
Sot përpjekja e 32-të për konstituimin e Kuvendit
08:02 -17/06/2025
Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?